Pas shumë mosmarrveshjeve “SunnyHill” hap dyert për edicionin e tretë në Prishtinë

Festivali i shumëpritur i muzikës “Sunny Hill”, filloj sot.
Qysh prej orës 12:00 janë hapur portat për të gjithë pjesëmarrësit që do të shijojnë atmosferën nën tingujt e artistëve vendor e atyre ndërkombëtar.
Të gjitha përgatitjet janë gati duke filluar nga skena, ndriçimi, e deri tek siguria e pjesëmarrësve.
Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se është ndaluar qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti.
Po ashtu, ditë më parë “Sunny Hill”, publikoj listën e gjërave që nuk lejohen brenda festivalit, duke theksuar gjesendet e mprehta, ushqime, shkrepësa, substanca etj.
Hapja e Festivalit
Nata e parë e festivalit do të hapet nga ylli ndërkombëtar dhe themeluesja e festivalit – vetë Dua Lipa.
Në pritje të pothuajse 20 mijë njerëzve, Lipa do të përformojë në skenën me dimensione 20-30 metra dhe me gjatësi pothuajse 5 metra.
Sipas listës së publikuar, pas saj do të përformojnë edhe artistët si: Elvana Gjata, Yll Limani, Sytë, Kida, Sancet, Jimpong & Friends, Art Lokaj & Eros, Sahati dhe Galoski.
Portat e Festivalit do të qëndrojnë të hapura deri në ora 22:00.
Anulimi i Festivalit, zhvendosja në Tiranë dhe rikthimi i tij në Prishtinë
Hapësira e Parkut të Gërmisë, ku po realizohet Festivali, hapi shumë diskutime e mosmarrëveshje që dërguan edhe në “dorëheqjen” e tij nga Kosova.
Ku në qershor të këtij viti, organizatori Dukagjin Lipa, veçse bëri publik vendimin për zhvendosjen e festivalit në Tiranë.
Përmes një postimi Lipa kishte treguar se zhvendosja erdhi krejt nga neglizhenca e autoriteteve të shtetit.
Në muajin maj Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vite. Vendimi i dërgohej Ministrisë së Pushtetit Lokal për vlerësim.
Mirëpo, vonesat për një miratim e shtyjnë Lipën të merrte vendimin e anulimit të festivalit në Prishtinë.
Kjo krijoj presion publik edhe tek vendet ndërkombëtare, duke dëmtuar diplomacinë e Kosovës dhe duke e cilësuar si një vend jo-stabil.
Ndërkaq, pas një marrëveshje me Komunën e Prishtinës dhe organizatorët e “Sunny Hill”, u vendos që festivali t’i rikthehet prapë Kosovës.
E që më pas, u vendos që një pjesë e edicionit të mbahet edhe në Tiranë, më 26, 27,28 gusht në Tiranë.
“Sunny Hill”, këtë vit po mbahet pas dy vjetësh pandemi, për herë të parë u mbajt në vitin 2018.
Ndërkaq, do të qëndrojë i hapur deri më 7 gusht./Shqip.com