Lajme

Pas shumë ankesave, Inspektorati i MTI-së merr masa ndaj “VisaMetric”

Zyra e Visametric

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njofton se ka pranuar ankesa nga konsumatorët, për pagesat e realizuara në llogari të Operatorit Ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë. Si rrjedhojë, ministria ka vizituar këtë Operator Ekonomik.

MINT njofton se për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë veprime konform ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe se “VisaMetric” ka pranuar se do të bëjnë ri-mbursimin e konsumatorëve që janë ankuar.

“Inspektorati i Tregut në MINT, ka shqyrtuar të gjitha ankesat e pranuara nga konsumatorët, ka inspektuar edhe Operatorin Ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë dhe ka trajtuar të gjitha ankesat e pranuara, duke janë vendosur në favor të konsumatorëve.

Inspektorati i Tregut në MINT ka bërë vizitë dhe është takuar edhe me drejtuesit e Operatori Ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ofrim të shërbimeve për konsumatorët, në pajtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, duke pranuar se do të bëjnë ri-mbursimin e konsumatorëve që janë ankuar. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë veprime konform ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

/Shqip.com