Lajme

Pas shkarkimit të kryeshefit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, Zogaj: Ky është vetëm hapi i parë për përmisimin e gjendjes

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj

Burim Kelemendi nuk do ta ushtrojë pozitën e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë “Pastrimi” nga dita e sotme.

Lidhur më këtë, ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka thënë se ky është vetëm hapi i parë në përmisimin e gjendjes.

“Si rezultat i gjetjeve të shumta të Auditorit, por edhe gjendjes që të gjithë po e shohim çdo ditë, shkarkohet nga detyra Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘Pastrimi’! Ky është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes”, ka shkruar Zogaj.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, përmes një postimi për media, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Bordi i drejtorëve të kësaj kompanie ka konstatuar se kryeshefi nuk i ka realizuar objektivat e kompanisë./Shqip.com