Rozë

Pas shërimit, i dashuri e surprizon Adriana Matoshin

Adriana Matoshi dhe Keith

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi javë më parë është operuar me suksese.

Ajo ka larguar tumorin në tru, i cili i është rikther pas nëntë vitesh.

Gjatë kohës së operacionit ajo ka pasur mbështetjen e familjarëve, miqve si dhe të dashurit të saj, Keith Groeneveld.

Së fundmi, përmes një Instastory, Adriana e ka falënderuar të dashurin për një surprizë që ai i ka bërë.    

Ajo ka pozuar me një dhuratë, krahas së cilës ka shkruar: “Faleminderit i dashur për befasinë e ëmbël”.  

         

Ndërkaq, ajo është rikthyer në Kuvend, derisa shihet më e fuqishme se kurrë më parë.

Të tilla imazhe i kanë publikuar miqtë e aktores dhe njëherësh deputetes, teksa shihet në gjendje të mirë./SHQIP.com