Pas SHBA-së, edhe Britania në “mbrojtje” të SPAK/ King-Smith: Përpjekje jetike për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një tjetër mesazh i fortë për sulmin ndaj kreut të Prokurorisë së Posaccme Altin Dumani vjen nga Ambasadori britanik, Alastair King-Smith.
Reagimet vijnë pas akuzave dhe deklaratave të kreut të PL, Ilir Meta në adresë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Mesazhi i Ambasadës Britanike
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.
/Shqip.com