Rozë

Pas rrëfimit tronditës të Fjolla Morinës, reagon ashpër Fisnik Syla

Këngëtarja Fjolla Morina ka ndarë më ndjekësit e saj kërcënimet që është duke i marrë kohëve të fundit.

Ajo ka përmendur edhe ish-burrin, Fisnik Syla duke thënë se që arma që iu gjet Fjollës në Kukës ka qenë e tija. Ajo shprehet se Fisniku e ka mbajtur me mashtrime dhe me kërcënime.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë pretendimet e këngëtares, duke e quajtur gjithçka shpifje me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

Reagimi i tij ka qenë shumë i ashpër, madje me epitete ofenduese ndaj Fjollës, të cilën e ka quajtur ‘’psikopate dhe drogaxhie’’.

Ai tha se këngëtarja tentoi për muaj të tërë me çdo kusht që të ribashkohet me të dhe se kur e pa që nuk po mund t’ia dalë, filloi me publikimin e videove në rrjetet sociale.

“Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake.

E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane. Çka të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jo-stabile që nuk din as vet se çka dëshiron e për çka flet”, shtoi ai për Telegrafin.

/Shqip.com