Sport Shqiptar Bakija: Vëllaznimi do të jetë armë e fortë për kundërshtarët këtë stinor

Pas rikthimit në Superligë, Vëllaznimi synon Play-Offin

Superliga e Kosovës në Basketboll do të fillojë sot.

Skuadra e sapo promovuar në elitën e basketbollit kosovar, Vëllaznimi do ta filloj aventurën e re në udhëtim përballë Bashkimit të Prizrenit.

KB Vëlaznimi

Skuadra nga Gjakova gjatë stinorit të parë ka synime të mëdha.

Sipas, përfaqësuesit të këtij klubi, Ideal Bakija synimi i skuadrës është Play-Offi.

“Ne si klub kemi filluar përgatitjet më datën 8 gusht. Faza përgatitore ka qenë e kënaqshme dhe atmosfera në ekip është e mirë. Ne synojmë të kemi një sezone stabil dhe të jemi pjesë e Play-offit ne fund te sezonit”, tha ai.

Ideal Bakija

Gjatë afatit kalimtar të verës Vëllaznimi nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka arritur të transferojë disa lojtarë, duke përfshirë Anthony Adger, Jordan Harris, Jordan Notch, Damonte Dodd e Shendrit Llapi.

Bakija beson që skuadra e tij është gati të luajë në Superligën e Kosovës.

“Ekipi jonë është i kompletuar. Kemi 10 lojtarë që parashihet të kontribuojnë në lojë dhe besojmë që kjo do të jetë një armë e fort për ne gjatë sezonit”.

Vëllaznimi ishte pjesë e Superligës edhe në stinorin 2020/21 dhe ka qëndruar në Ligën e Parë për vetëm një stinor.

Ata fituan Ligën e Parë, pas një stinori fantastik ku nuk pësuan asnjë humbje me 18 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndeshjen ndaj Bashkimit, skuadra gjakovare e zhvillon me fillim nga ora 19:00./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022