Lajme

Pas raportimit të Shqip.com, ngritët aktakuzë ndaj noteres Valbona Murtezi-Bytyqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj noteres, Valbona Murtezi-Bytyqi, Bekim Malokut dhe Agim Spahiut.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Shqip.com, e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi më datë 15.02.2022, noterja kishte përpiluar në mënyrë të kundërligjshme, “Aneks Kontratën për shitblerjen e paluajtshmërisë – lokalit, në lagjen Ulpiana.

Aktakuza ndaj noteres Valbona Murtezi-Bytyqi dhe dy të pandehurve.

Nga provat e siguruara, Prokuroria ka vërtetuar se e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi, në cilësinë e noteres në zyrën e saj, e ka përpiluar një aneks kontratë të kundërligjshme, duke i ndërruar bashkë blerësit e lokalit.

Ky veprim ishte bërë pa pëlqimin dhe nënshkrimin e të dëmtuarit, Krenar Alidema, derisa lokalin e kishte bartur në emër të Bekim Maloku dhe Agim Spahiu.

Me këtë e veprim, noterja Murtezi-Bytyqi, dyshohet se ka kryer veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Themelorja ka konstatuar në aktakuzë se dy të pandehurit, Bekim Maloku dhe Agim Spahiu, në bashkëkryerje me dashje, e kanë ndihmuar të pandehurën Valbona Murtezi-Bytyqi, në kryerjen e veprës penale.

Aktakuza ndaj noteres Valbona Murtezi-Bytyqi dhe dy të pandehurve.

Në aktakuzë thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve në këtë Prokurori, janë siguruar prova të mjaftueshme, të cilat vërtetojnë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale.

Prokuroria ka shkruar në aktakuzë se nga faturat e pagesave, vërtetohet se i dëmtuari, Krenar Alidema e ka përmbush obligimin sipas kontratës ku ka paguar shumën e parave të paraparë në kontratë me çka e ka fituar edhe të drejtën e pronësisë së lokalit, i cili është objekt i dy kontratave e të cilin lokal me lidhjen e aneks kontratës nga e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi, në mënyrë të kundërligjshme e ka fituar personi i tretë, në këtë rast i pandehuri Agim Spahiu pa pëlqimin dhe nënshkrimin e të dëmtuarit Krenar Alidema.

Lexo edhe:
Noterja vërteton tjetërsimin e pronës në vlerë të 250 mijë euro

Në korrikun e vitit të kaluar, Shqip.com kishte publikuar hulumtimin se si noterja kishte vërtetuar tjetërsimin e pronës në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Në aneks kontratën e përpiluar nga noterja Murtezi-Bytyqi dhe nënshkruar nga palët e tjera, thuhet se palët deklarojnë se Alidema ishte pajtuar për shitjen. Megjithatë, në asnjërën pjesën nuk ka deklaratë të tij e as nënshkrim.

Kjo sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi përbën shkelje nga noterja. Eksperti Gzim Shala kishte deklaruar se kalimi i pronësisë së një personi pa nënshkrimin e tij përbën edhe vepër penale.

Lexo edhe:
Pas raportimit të Shqip.com gjykata ndalon tjetërsimin e lokalit prej 250 mijë euro, noterja nën hetime

Vetëm dy muaj pas këtij hulumtimi, Prokuroria Themelore e Prishtinës, nisi hetimet rreth kësaj çështje, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka ndaluar edhe shitjen apo transferimin e lokalit tek personat të tjerë, pasi ka dyshim të bazuar se është përvetësuar me kryerjen e veprës penale.

Shqip.com ka provuar ta kontaktoj noteren Valbona Murtezaj-Bytyqi, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Ndërkaq, avokati i saj, Florim Shefqeti, ka thënë se nuk e ka pranuar ende aktakuzën.

Aktakuza e nxjerrë nga Prokuroria Themelore është mirëpritur nga pala e dëmtuar.

Ne mendojmë që të njëjtit e kanë kryer veprën penale në bazë të provave që ka dorëzuar pala mbrojtëse dhe presim që gjatë akt zhvillimit të gjykimit, të njëjtit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, ka thënë për Shqip.com, Durim Osmani, avokat i të dëmtuarit Krenar Alidema.

Emisionin e transmetuar në Shqip.com, mund ta shikoni në vegëzën e mëposhtme.

/Shqip.com