Rozë

Pas raportimeve për ndarje me Dj Geek, Dafina shfaqet e përlotur në klipin e këngës së fundit

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë ndër çiftet më të komentuara të estradës shqiptare.

Gjërat mes tyre më nuk janë të njëjta pasi ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe thuhet se dyshja janë ndarë.

Ajo së fundi ka paralajmëruar projektin më të ri në bashkëpunim me Cricket, ku vjen i finalizuar me videoklip.

E detaji që ka marrë vëmendje, është se këngëtarja shfaqet me lot në sy.

Ndryshe, Dafina dhe Dj Geek ishin në lidhje prej vitesh, por ndarjen e tyre ende nuk e kanë konfirmuar.

/Shqip.com