Rozë

Pas raportimeve për dhunë, Arbenita ka një porosi për Feron

Arbenita Ismajli po vijon jetën normalisht pas ndarjes nga Fero.

Skandali i dhunës bëri bujë të madhe në mediat rozë, po mesa duket modelja do e ndjekë çështjen ligjërisht pasi ka punësuar dhe një avokat.

Teksa ajo dhe Fero i kanë rrugët e ndara, nuk mungojnë as thumbat për njëri-tjetrin.

Sot Arbenita ka postuar një foto ku shkruan:

Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin e artit Fero u arrestua të martën për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim. Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Edhe Fero ka reaguar pas ngjarjes, madje bën të ditur se do nisë procedurat për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninën.

/Shqip.com