Lajme

Pas publikimit të videos, pronarët e Leci Reisen, kërcënojnë Shqip.com

Redaksia e Shqip.com ka marrë një telefonat kërcënuese nga kompania transportuese Leci Reisen.

Pas publikimit të videos ku shihet një qytetare serbe duke fyer e poshtëruar disa shoferë që ishin duke pushuar në autobusin e kësaj kompanie, një person ka telefonuar redaksinë duke e kërcënuar për lajmin e bërë publik, pavarësisht se të njëjtit kanë pranuar se autobusët e tyre ishin pjesë e bartjes së serbëve.

Lexo edhe:
Shqip.com publikon videon e poshtërimit të shoferëve që transportuan serbët në tubimin e Vuçiqit

“Unë e kam të ruajtur numrin tuaj dhe do të shihemi”, ka thënë shkurt personi që ka telefonuar nga njëri prej numrave të kësaj kompanie turistike.

Shqip.com ka lajmëruar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për kërcënimin dhe gjithashtu do të paraqes rastin edhe në organet ligj zbatuese të Kosovës.

/Shqip.com