Lajme

Pas publikimeve për skandalin e “grurit”, reagon Muja i VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja

Pas publikimit të përgjimeve për skandalin “gruri”, në të cilën u përmenden disa zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Industrisë dhe Tregtisë ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Deputeti nga radhët e LVV-së, Armend Muja, ka përmendur protagonistin kryesor në këto audio-incizime për të cilat ai tha se nuk ishte në dijeni dhe se vetëm ka mbrojtur procedurat ligjore.

E pas këtyre deklaratave të Hajrullahut, ka reaguar Muja i LVV-së.

Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e certifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funksionar i NISMA-s, i cili nga asamblisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN”, ka shkruar ndër të tjera Muja.

Postimi i plotë:

Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN!

Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?

/Shqip.com