Lajme

Pas protestës 3 orëshe të Berishës para selisë së PD-së, vjen reagimi i Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas protestave 3 orëshe të mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha para selisë së PD-së, ka reaguar me një thënie të John Wayne, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:
Berisha përfundon protestën në Tiranë, kërkon nga mbështetësit të shpërndahen

Përmes një postimi në Facebook, Rama citoi thënien se “Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”.

Ndryshe, të shtunën, Berisha udhëhoqi protestën para PD-së ku ishin mbledhur qindra qytetarë, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit aktual të kësaj partie, Lulzim Basha.

Kjo protestë ishte e dhunshme, pasi që mbështetësit e Berishës thyen dyert e ndërtesës së PD-së, derisa është dashur reagimi i Policisë për të shpërndarë turmën.

Lexo edhe:
Drejtori i Policisë: Ndërhymë sepse na u kërkua nga drejtuesit e PD-së

Ndërkaq, tashmë ndërtesa e Partisë po kontrollohet nga Policia, teksa Berisha ka mbyllur protestën duke kërkuar nga qytetarët që të shpërndahen./SHQIP.com