Pas projektit fshihet “Kastrati”/ Zvërnec South Adriatic Development, kompania që po zapton tokën në Vlorë. Dje u dhunuan barbarisht banorët e zonës dhe qytetarët protestues
Tensione të forta janë shënuar një ditë më parë në zonën e Zvërnecit, ku banorë dhe qytetarë që kundërshtojnë projektin turistik në këtë zonë pretendojnë se janë përballur me dhunë gjatë protestës së tyre.
Sipas denoncimeve të bëra publike nga protestuesit, ata janë dhunuar fizikisht teksa kundërshtonin punimet që po zhvillohen në territorin ku parashikohet të ndërtohet projekti i kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, një shoqëri që lidhet me grupin “Kastrati”.

Protestuesi tërhiqet zvarrë nga rojet private
Banorët e zonës shprehen se projekti po cenon hapësira publike dhe toka që, sipas tyre, duhet të mbeten në shërbim të komunitetit. Ata akuzojnë kompaninë për “zaptim” të territorit dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar ligjshmërinë e punimeve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e projektit kanë deklaruar më herët se investimi po realizohet në përputhje me lejet dhe procedurat ligjore në fuqi.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat kundër projektit, duke kërkuar transparencë të plotë mbi zhvillimet në zonën e Zvërnecit dhe mbrojtjen e pronave e të mjedisit.
/Shqip.com