Rozë Ndërkombëtar

Pas planeve që kishin për fëmijë, Kendall Jenner dhe partneri i saj i japin fund lidhjes?

Fansat kanë spekuluar së fundmi se Kendall Jenner dhe Devin Booker mund të jenë ndarë pas disa rishikimeve që i kanë dhënë profileve të dyshes në rrjetet sociale.

Ylli i “The Kardashians”, 26 vjeç, dhe basketbollisti, 25 vjeç, nuk postuan asnjë foto për përvjetorin e tyre  të dielën, ndërsa disa kanë pretenduar se vëllai i Devin nuk e ndjek më Kendallin në Instagram.

Fansa të tjerë kanë pohuar se ai ka arkivuar ose fshirë një foto të çiftit nga nata e ndërrimit të viteve, ku ata janë përqafuar me njëri-tjetrin.

Një person shkroi në Reddit: ‘Kendall dhe Devin mund të jenë ndarë.. Devin fshiu ose arkivoi foton e tij krahë Kendall nga Viti i Ri.’

Një tjetër shtoi: ‘Devin i hoqi të gjitha ‘like’- në  postimet e Kendallit në Twitter. Vëllai i Devinit nuk e ndjek më Kendallin në IG.’

Dikush tjetër tha: “Asnjë postim apo histori për njëri-tjetrin”.

Dyshja u panë së bashku për herë të fundit të enjten e kaluar, ku po festonin ditëlindjen e Zack Bia dhe Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou në West Hollywood.

Devin ishte pranë Kendall muajin e kaluar në dasmën e motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian.

Thashethemet filluan të qarkullojnë rreth romancës me Devin dhe Kendall kur ata u panë jashtë një ndalese në Sedona, Arizona në fillim të vitit 2020. Gjërat u bënë më serioze në vjeshtën e vitit 2020 pasi dyshja filluan të shfaqnin më shumë interes për njëri-tjetrin dhe të ndanin më shumë takime romantike.

Në ditën e Shën Valentinit 2021, Kendall shkoi në Instagram për të ndarë një foto të adhurueshme të çiftit, duke konfirmuar romancën e tyre.


Rikujtojmë se gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kendall dhe motra e saj Khloe Kardashian shkuan për të blerë rroba për fëmijën e Kylie Jenner, e cila ishte shtatzënë në kohën e xhirimeve dhe supermodelja bëri një rrëfim befasues.

“Oh zot, të jem në një dyqan bebesh ndihet si më reale për mua këto ditë”, –i tha Kendall Khloe. “Sikur po vjen dita edhe për mua, e kupton?”

Kendall tha se tani që është 26 vjeç ndihet se ka ardhur momenti për një bebe, por Khloe– e cila është nëna e vajzës True Thompson – vuri në dukje se mosha 26 vjeçare nuk është “e madhe” për të pasur një fëmijë.