Lajme

Pas përmbytjeve shkatërruese, Kurti ngushëllon Slloveninë e Austrinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ngushëlluar të gjithë të prekurit e përmbytjeve shkatërruese në Slloveni dhe Austri.

Përmbytjet në Slloveni ia morën jetën tre personave, ndërsa në të dyja vendet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

/Shqip.com