Rozë

Pas përleshjeve me Feron, Arbenita rikthehet në palestër

Pas mosmarrëveshjeve me Feron, e cila shkaktoi edhe dhunë fizikë, modelja Arbenita Ismajli, duket se është rikthyer në rutinën e saj.

Arbenita, ka postuar një fotografi, në palestër dhe shihet në formë.

Arbenita dhe Fero ishin në vëmendjen e mediave rozi, pasi gjatë javës së kaluar u raportua në media se ky i fundit, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe kanosje.

Fero, u arrestua nga Policia e Kosovës si dhe iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kujtojmë që Fero dhe Arbenita, kanë një vajzë të quajtur Nina.

/Shqip.com