Lajme

Pas Peach, Kurti bisedon edhe me Chollet para takimit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan Derek Chollet.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se qendër e bisedës së tyre ishte dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohja reciproke si marrëveshje mes dy vendeve.

“Telefonatë e frytshme me Derek Chollet për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, shkroi Kurti.

Gjatë ditës së sotme, Kurti ka biseduar edhe me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Edhe me Peach, Kurti e ka pasur bisedën e ngjashëm duke e pasur theks të veçant dialogun me Serbinë dhe njohjen reciproke si marrëveshje përfundimtare në mes dy vendeve.

Këto dy telefonata Kurti i ka realizuar sot para takimit ne Bruksel i cili është paraparë të mbahet me 18 gusht./Shqip.com