Lajme

Pas Osmanit, Dendias pritet në takim nga Kurti, diskutohet për planin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media ku thuhet se në këtë takim u fol për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Krahas kësaj, thuhet se Kurti dhe Dendias diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

 Kujtojmë se para takimit me Kurtin, Dendias është pritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Po ashtu edhe në takim me Osmanin, Denidas ka diskutuar lidhur me procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Greqia është njëra ndër vendet që deri tani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

/Shqip.com