Rozë

Pas operimit, Bora rikthehet në “Për’puthen” dhe përlotet nga surpriza e konkurrentëve

Bora Zemani

Prezantuesja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani, është rikthyer sot pas një problemi shëndetësor që kishte.

Ajo u operua nga apendesiti dhe gjatë puntatës së sotme prezantoi emisionin ulur.

Kjo pasi sipas këshillave të mjekut ajo duhet që të pushojë për një kohë.

Pas prezantimit të hyrjes, Bora është befasuar nga konkurrentët e këtij emisioni, pra nga Albi dhe Bruno.

Albi i kishte sjellë asaj një buqetë më lule ndërsa Bruno një tortë me fotografinë e Borës me djalin e saj, Arborit, pasi ky i fundit të hënën kishte ditëlindjen.

Pas kësaj, moderatorja nga Vlora falënderoj të gjithë konkurrentët dhe personat që i kanë shkruar asaj, duke i dëshiruar shëndet.

Ajo gjatë kësaj kohë duke folur, shihet edhe që është përlotur nga befasia që i është bërë asaj.

Ndryshe gjatë kësaj puntatë është transmetuar takimi në mes të Efit dhe Brunos./SHQIP.com