Lajme

Pas “One”, “Homeland Justice” hakëron edhe faqen e Parlamentit: Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti!

Është hakeruar faqja e internetit të Parlamentit të Shqipërisë, parlamenti.al dhe Homeland Justice ka marrë përsipër sulmin.

Nëse provoni të futeni në www.parlament.al, do t’ju shfaqet njoftimi që kjo faqe nuk mund të aksesohet.

Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” shkruan se “deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti”.

“Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Më herët, hackerat iranianë njoftuan se kishin arritur të sulmonin me sukses serverat e kompanisë telefonike “One Albania” duke marrë të dhënat e mijëra abonentëve.

Lexo edhe:
Hakërat iranianë sulmojnë kompaninë “One”; të dhënat e abonentëve në dorë të “Homeland Justice”

/Shqip.com