Rozë

Pas Olti Currit, zbulohet opinionistja e dytë e BBVK-së?

Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova, do të fillojë më 5 dhjetor.

Ndërkaq, ende nuk janë zbuluar banorët e shtëpisë, pavarësisht se janë përfolur shumë emra.

Kohë më parë është zbuluar se Olti Curri do të jetë opinionist i Big Brother VIP Kosova. Asokohe u përfol se ai do të shoqërohej nga Tuna.

Por së fundmi flitet se opinionistja e dytë krahë Oltit do të jetë ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada.

Ndryshe fituesi i këtij edicioni të moderuar edhe nga Jonida Vokshi, do të fitojë hiq më pak se 200 mijë euro.

Ata do të qëndrojnë në shtëpi për mbi 100 ditë.

/Shqip.com