Sport Ndërkombëtar

Pas ofertës së çmendur nga Arabia Saudite, Modric ka marrë vendimin

Mesfushori kroat Luka Modric e ka shprehur dëshirën të vazhdojë të luajë për skuadrën e Real Madridit. 37-vjeçari, fitues i “Topit të Artë”, ka arritur marrëveshjen me “Los Blankos” për të luajtur në “Bernabeu” edhe për një sezon.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja spanjolle “Marca”, sipas së cilës kroati i ka thënë “JO” një oferte të çmendur që ka mbërritur së fundi nga Arabia Saudite. Ekipi i Al Ahlit kishte ofruar 80 milionë euro në sezon për Luka Modricin, por ai ka refuzuar. Edhe pse bëhet fjalë për një ofertë të jashtëzakonshme, mesfushori ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të luajë me Real Madrid edhe pse do të aktivizohet më rrallë për shkak të moshës, duke nisur rotacionin e brezave në ekip.

Luka Modric
Luka Modric

Kroati ka dëshirë që të vazhdojë të jetë protagonist me Real Madrid, duke rinovuar edhe me një vit kontratën që skadon më 30 qershor. Rinovimi do të bëhet publik ditët në vijim, duke refuzuar kështu transferimin në Arabinë Saudite.

/Shqip.com