Lajme Botë

Pas një kërcënimi, evakuohen vizitorët dhe stafi nga Muzeu i Luvrit

Muzeu i Luvrit në Paris.
Muzeu i Luvrit në Paris.

Muzeu i Luvrit në Paris i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, dhe është mbyllur në paraditen e së shtunës, pas pranimit të një kërcënimi me shkrim.

Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.

Shërbimi për Komunikime i Muzeut të Luvrit ka thënë se askush nuk është plagosur dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin.

Qeveria e Francës e ka rritur për 7.000 numrin e forcave të sigurisë në Francë, pas sulmit të së premtes.

Qeveria është e shqetësuar edhe për ndikimin që do të mund të ketë në Francë lufta mes Izraelit dhe Hamasit. /REL

/Shqip.com