Sport Shqiptar

Pas një dekade qëndrim – Feronikeli bie nga Superliga

FC Feronikeli

Nuk ka shpëtim.

Pas dhjetë viteve, shumë sukseseve dhe trofeve të ngritura, Fernikeli ka rënë nga Superliga.

Skuadra nga Drenasi u mposht sot nga Llapi, me rezultat 0-2.

Kjo ishte goditja e fundit për ta.

Tashmë garat – kjo skudër do t’i vazhdojë në Ligën e Parë.

Nikli – është përballur me një krizë të theksuar financiare, si pasojë e të cilës u larguan të gjithë futbollistët e skuadrës së parë – në afatin kalimtar të janarit.

May be an image of 5 people, people standing and grass
Feronikeli-Llapi

Barrën e këtij ekipi e mbajtën futbollistë juniorë, duke luajtur në kushte tejet të vështira – vetëm për të mos e lënë skuadrën në baltë.

Në total – Nikli ka arkëtuar vetëm tri fitore në këtë sezon, ka barazuar tri herë, kurse është mposhtur 24 herë.

12-të pikë pas 30 ndeshjeve të zhvilluara janë tregues që duhet shumë ndryshime që Nilki ta rikthejë lavdinë e dikurshme. /Shqip.com\

Tabela e Superligës