Lajme

Pas ngjarjeve në veri, reagon partia më e madhe opozitare

PDK
PDK

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth ngjarjeve në komunat veriore të vendit, derisa ka dënuar tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia më e madhe opozitare ka ftuar qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë.

/Shqip.com