Rozë

Pas ndarjes, Rina bën një dedikim ndaj SinBoyt?

Rina dhe Sin Boy

Rina dhe SinBoy ka disa ditë që dyshja nuk janë më bashkë.

Lajmet filluan që nga momenti kur fansat i hetuan se ata nuk po postojnë më shumë foto bashkë e mbi të gjitha edhe nuk po e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

E për herë të parë lidhur me këto lajme që qarkulluan ditëve të fundit ka folur Rina, e cila pranoi se nuk janë më bashkë.

“Po është e vërtetë që unë edhe Sin Boy jemi distancu, po nuk kisha pas qejf që mediat me zmadhu me ba shumë të madhe këtë send, për arsye se un edhe Sin Boy jemi distancu që një kohë shumë të gjatë, por me muzikë nuk jemi nda prej njani-tjetrit, dmth kemi punu. Ndarja është bërë publike për arsye se unë edhe Sin Boy nuk e kemi më njëri-tjetrin follow”, u shpreh Rina.

Por, tashme ata kanë filluar me dedikime, ku një postim i saj i fundit po duket është për ish të dashurin e saj.

“Shpirtrat binjakë nuk takohen rastësisht”, ka shkruar Rina në storjen e saj.

Ndryshe, Rina dhe SinBoy, përtej lidhjes kishin edhe bashkëpunime në fushën e muzikës./SHQIP.com