Rozë

Pas ndarjes nga Bruno, Ana Gjini na prezanton me të dashurin e ri

Pas ndarjes nga Bruno, Ana Gjini tanimë ka nisur një romancë të re dashurie.

Teksa kanë kaluar vetëm pak javë, Ana duket më e dashuruar se kurrë. Madje aq sa tashmë është gati që këtë lidhje ta bëjë publike, duke mos e fshehur më.

Në Instagram ajo ka shpërndarë një buqetë gjigande me trëndafila si dhe pusullën që ka marrë nga i dashuri i saj. 

“O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë. Në një tjetër postim, ish-konkurrentja ka ndarë pak nga koha që kalon me të dashurin.

Ashtu si shihet edhe nga fotot, teksa ka qenë duke bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, në makinë krah saj duket edhe partneri i ri.

I madh është interesi tashmë për ta zbuluar të plotë djalin që e mban me dhurata luksoze Anën./Shqip.com