Rozë

Pas ndarjes nga Afrona Dika, Blero publikon këngën për tradhtinë

Blero

Ka një kohë të gjatë që në media është përfolur se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar e as mohuar nga dyshja në fjalë.

Mirëpo tashmë Blero ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Amore”.

Kënga flet për një lidhje që nuk ekziston më dhe për tradhtinë. Kjo këngë vjen në një kohë kur Blero thuhet se i ka dhënë fund martesës me Afrona Dikën.

“Iku dhe nuk u kthye më, e mori era e tradhtisë, ajo më nuk kthehet, i dha vulën vetmisë. Iku dhe më mori, gjysmën time më të mirë. Ajo më nuk kthehet, është simbol i tradhtisë. Sa shumë e kam dasht, si askënd në botë, ajo është arsyeja që nuk ndalen këto lot.”, këndon Blero.

Ata kanë fshirë postimet e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin./SHQIP.com