Rozë

Pas ndarjes nga Afrona, Blero paralajmëron gjëra të mëdha

Blero dhe Afrona Dika

Ka disa ditë që në media është përfolur se Blero dhe Afrona janë ndarë.

Kjo pasi dyshja kanë larguar fotografitë e përbashkëta në Instagram, ndërsa burime pranë çiftit kanë thënë se dyshja kanë një krisje në raportin e tyre, shkruan SHQIP.com.

Për këto lajme deri më tani nuk ka pasur reagime as nga Blero, por as edhe nga Afrona.

Mirëpo, Blero në një postim së fundi në InstaStory ku paralajmëroi gjëra të mëdha.

“Edhe pak merr fund pritja. Gjëra të mëdha do të vinë”, ishte mbishkrimi i Bleros.

Kjo ishte martesa e dytë e këngëtarit, pasi ai para disa vitesh ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën kanë edhe një vajzë./SHQIP.com