Rozë Ndërkombëtar

Pas ndarjes me basketbollistin, Kendall Jenner çudit me postimin në Instagram

Dyshja e famshme, Devin Booker dhe modelja Kendall Jenner nuk ka shumë kohë që kanë vendosur të ndahen.

Ndarja e tyre nuk u bë publike në asnjë rrjet social, por u kuptua mes burimeve të brendshme.

E pas ksaj ndarje, Jenner postoi ca foto të cilat po bëjnë namin në Instagramin e saj.

Modelja 26 vjeçe, u fotografua e shtrirë në bark, e veshur vetëm me një kapele bejsbolli të gjelbër të kompanisë së saj “818 Tequila”.

“Më thuaj se ti dhe i dashuri juaj u ndatë pa më thënë se ti dhe i dashuri u ndatë”, komentoi një ndjekës, duke iu referuar ndarjes së saj të fundit nga ylli 25-vjeçar i NBA.

Çifti u nda javën e kaluar pas dy vitesh së bashku.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, tha një burim. /SHQIP.com