Rozë

Pas ndarjes, Beatrix vjen me deklaratë të fortë për Donaldin

Egzona dhe Beatrix

Beatrix dhe Donaldi po përjetojnë krisjet e tyre në marrëdhënie.

Ditën e djeshme dyshja kanë qenë duke diskutuar, teksa aktori është shprehur se duhet të vazhdojnë lojën të vetëm.

Një gjë e tillë ka ngjallur reagime të shumta, sikur jashtë shtëpisë, përshirë edhe brenda.

Në një bisedë që ka bërë me Egzonën, Beatrix ka thënë se e ‘dashuron’ buzëqeshjen e Donaldit.

“Vdes ta shikoj duke qeshur”, është shprehur ajo.

Për këngëtaren ndërkaq po komentohet shumë në rrjet, duke aluduar se është dashuruar ‘kokë e këmbë’ tek Donaldi./SHQIP.com