Rozë

Pas mosmarrëveshjeve të shumta, pajtohen Noizy dhe Gold AG

Noizy dhe Gold Ag

Mosmarrëveshjeve ju kanë japur fund.

Bëhet fjalë për Noizyn dhe Gold Ag të cilët tashmë i kanë dhënë fund hatërmbetjeve në mes tyre.

Reperët janë pajtuar ditën e sotme dhe ka qenë pikërisht Arian Agushi që e ka bërë të ditur këtë lajm, duke ndarë një foto në Facebook.

Mesa duket djemtë kanë përfituar edhe nga muaji i Ramazit për të bërë paqe mes tyre.

Nuk dihen nëse janë duke përgatitur një projekt muzikor mes tyre apo thjesht janë takuar për të sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin.

Më herët, Goldi ka thënë se me Noizyn nuk është takuar prej një kohe të gjatë, ndërsa sherrin e bujshëm e ka konsideruar një budallallik.

Në anën tjetër, Noizy është pajtuar edhe me Ledrin./SHQIP.com