Sport Shqiptar

Pas medaljes në Bullgari, Sadiku synon medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Pas fitores në Bullgari, boksieria kosovare, Donjeta Sadiku  do të synojë një tjetër vend në podium në Kampionatin Evropian.

Sadiku u mposht në finale të turneut ndërkombëtar “Balkan”, por ajo arriti të sigurojë medaljen e argjend.

Sipas trajneres së boksierës, Marjolla Sallauka, niveli në këtë kompeticion ishte shumë i lartë.

“Donjeta në këtë turne zhvilloi paraqitje të forta, tregoi një formë të shkëlqyer ku shfaqi shpirtin e saj luftarak e dëshirën për fitore. Konkurrenca në këtë turne ishte shumë e fortë, të gjitha kundërshtaret ishin të ligës së parë të shteteve pjesëmarrëse, ndoshta do ta veçoja përballjen e parë me Francezen e cila kishte përvojë të madhe dhe tepër agresive në ring”, tha ajo për Shqip.com.

Sallauka synoi se pas suksesit në Bullgari, Donjeta do të kërkojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian.

“Synimi i radhës është Kampionatin Evropian, i cili mbahet ne muajin e ardhshëm në Budva te Malit te Zi, në të cilin synojmë medaljen e artë”, shtoi ajo.

22-vjeçarka është duke e krijuar një karrierë të pasur – sepse ndër të tjera e kishte fituar medaljen e bronztë – në Kampionatin Botëror të Boksit./Shqip.com