Rozë

Pas më shumë se 50 ditësh brenda, Donaldit i bëhet një befasi shumë e madhe

Big Brother VIP

Donaldi gjatë spektaklit të sotëm është befasuar nga produksioni me dy surpriza.

Pas letrës së Romeos, binjakut të Donaldit, e cila e emocionoi atë pa masë duke e bërë edhe të qajë, aktori është surpizuar prapë.

“Spo marrë dot frymë, pa ty ndihem bosh, më ka marrë malli të të përqafojë. Ani pse u zum se nuk doja që të futeshe, por jam shumë krenar për ty”, ishte një pjesë e fjalëve të Romeos.

Atë e kanë pritur jashtë nëna dhe babi i tij, të cilët i kishin sjellur peshk dhe raki, që më pas me lot në sy të tre janë përqafuar.

Nëna e Donaldit e komentoi dhe situatën e tij dhe i dha një mesazh të qartë.

“Ndiqe vetëm zemrën tendë së çfarë ajo do, mos mendo asgjë më shumë. Ne jemi krenar me ty”, i tha ajo Donaldit./SHQIP.com