Lajme

Pas mbylljes së vendkalimit në Merdare, kolonat zhvendosen tek Dheu i Bardhë

Duku u bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në vendkalimin tek Dheu i Bardhë janë duke u regjistruar kolonat më të gjata, në krahasim me vendkalimet kufitare tjera.

Natën e mbrëmshme, serbët në veri të Kosovës përmes vendosjes së barrikadave të reja, kanë bllokuar rrugën drejtë vendkalimit kufitar në Merdare. Për orë të tëra, vetura të shumta mbeten të bllokuara. Përfundimisht para mesnatës, u njoftua se vendkalimi në Merdare është mbyllur.

Përkundër situatës së tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mërgimtarët edhe sivjet, janë duke vazhduar të udhëtojnë drejt Kosovës nëpërmjet Serbisë.

/Shqip.com