Rozë

Pas mbjelljes së flokëve kaq shumë ka ndryshuar burri i Adelina Tahirit

Adelina Tahiri

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të komentuara të skenës muzikore shqiptare.

Ndonëse nuk është shumë aktive në skenë siç ishte dikur, por ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetë sociale duke informuar fansat për përditshmërinë e saj.

Jeta e saj private përherë është në qendër të vëmendjes pasiqë ajo u martua me avokatin maqedonas Serjoza Markov, i cili është shumë vite me i vjetër se ajo.

Muaj më parë bashkëshorti saj ka bërë një ndryshim duke mbjellë flokët, të cilin sonte Adelina e ka postuar në Instagram ku vërehet dukshëm edhe dallimi.

Adelina së fundmi ka zbuluar  se ka marrë ftesë që të ishte pjesë e shtëpisë së famshme, “Big Brother VIP”.

Për disa arsye që ajo i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, nuk kishte mundur të pranonte të qëndronte e mbyllur në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat 24h.

“Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur atij më të shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin nuk do ta bëja dot ka tri jave që se kam pa e po vuaj! E lerë tre muaj”, shkroi ajo në përgjigjen e saj.

Ndryshe Adelina ka disa vite që është martuar me avokatin maqedonas dhe kanë një djalë./SHQIP.com