Sport Ndërkombëtar

Pas Manchester United, edhe gjiganti tjetër evropian futet në garë për Osimhen

Victor Osimhen
Victor Osimhen

PSG është gati të sfidojë Manchester Unitedin për yllin e Napolit, Victor Osimhen.

Gjigantët francez janë duke kërkuar një sulm të klasit botëror pasi që është e paqartë e ardhmja e Lionel Messit në ‘Parkun e Princave’.

Sipas ‘Fichajes’, PSG është e interesuar t’i hyjë garë për golashënuesin më të mirë të ‘napolitanëve’, i cili prej kohësh është objektiv i Man Unitedit.

Osimhen ka qenë fenomenal këtë sezon të garave duke shënuar 23 gola në ligë dhe duke qenë një nga lojtarët më meritor që skuadra nga ‘Diego Maradona’ fitojë titullin e kampionit në Itali.

PSG thuhet se kërkon të transferojë yllin nigerian për në mënyrë që Kylian Mbappe të luajë në krahun e majtë.

/Shqip.com