Rozë

Pas lirimit nga burgu, Stresi bën një reagim publik

Reperi, Stresi,

Reperi nga Shqipëria, Stresi është liruar nga burgu pasi ishte arrestuar  në protestën e Partisë Demokratike  në Shqipëri.

Pas lirimit ai ka reaguar publikisht në Instagram, duke falënderuar të gjithë përkrahësit e tij.

Ai përmes një video në Instastory ka shpehur falenderim nga mesazheve të panumërta dhe përkrahjen që ka marrë pasi ka u shoqëruar për në polici.

‘Shihemi shumë shpejt, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë”.

“Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Ju përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur. Shihemi shumë shpejt“, është shprehur reperi në videot e shpërndara në InstaStory.

Kujtojmë se të shtunën, mbështetës të Sali Berishës iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha./SHQIP.com