Sport Ndërkombëtar

Pas largimit të Leo Messi nga Barcelona, tani më i paguari në LaLiga është një trajner

LaLiga

Pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona, tani më i paguari në ligën spanjolle do të jetë një trajneri, shkruan Shqip.com.

Me rreth 481 mijë euro në javë, argjentinasi ishte lojtari më i paguar në ligën spanjolle.

Tani, pas largimit të tij, mu i paguari është trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone me 24 milion euro në vit.

Kjo shifër e bënë atë trajnerin më të paguar në botë, me katër milionë euro më shumë nga sa fiton Pep Guardiola te Manchester City.

Në momentin që Messi vendosi të largohej nga Barcelonë, tani Simeone udhëheq listën e më të paguarve, para të gjithë futbollistëve që luajnë në Spanjë, përfshirë edhe Gareth Bale, që me pagën e tij prej 15 milionë euro në sezon, ishte për disa kohë lojtari më i paguar në botë.

Nga ana tjetër, edhe Griezmann që në sezonin e tij të parë me Barcelonën, fitonte 18 milionë euro në sezon, ku sipas kontratës së tij të ardhshme, kjo shifër mund të shkojë deri në 23 milionë euro në vit.

Me largimin e Messit nga Barcelona, këtu përmbysen edhe rolet, sepse zakonisht lojtarët janë shumë më të paguar se trajnerët./Shqip.com