Sport Ndërkombëtar

Pas largimit nga Chelsea, trajneri Tuchel ka refuzuar shumë oferta

Thomas Tuchel

Thomas Tuchel thuhet se ka refuzuar tre oferta nga klube të Ligës Premier, Bundesligës dhe madje edhe një ekip kombëtar pas shkarkimit të tij nga Chelsea në fillim të këtij sezoni.

Gjermani e udhëhoqi Chelsean drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë qëndrimit të tij në klub, por iu tregua dera nga pronari i ri Todd Boehly pas humbjes 1-0 ndaj Dinamo Zagrebit.

Që atëherë emri i tij është lidhur me disa punë, përkatësisht Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe madje edhe punën në Kombëtaren e Anglisë, por që atëherë ai ka konfirmuar se ka pasur interes konkret nga klubet.

Duke folur për të ardhmen e tij, Tuchel zbuloi se i pëlqente koha e tij në Chelsea dhe se aktualisht po bën një pushim, teksa foli edhe për largimin nga londinezët.

Tuchel e drejtoi klubin në një periudhë tepër të vështirë për të siguruar futbollin në top katërshe dhe gjithashtu humbi në dy finale të kupave vendase.

/Shqip.com