Rozë

Pas lajmeve se është ndarë nga Adisi, reagon Fifi

Fifi dhe Adisi janë shndërruar në dy personazhe mjaft të përfolura në mediat rozë.

Që kur konfirmuan lidhjen dyshja janë bërë pjesë e pandashme e showbizit shqiptar.

Fifi nuk ka hezituar asnjëherë që në rrjetet sociale të ndajë postime të ndryshme me Adisin e shpesh edhe ndonjë moment pak më intim.

Teksa dje në mediat rozë qarkullonin lajme se dyshja mund të kenë krisje në marrëdhënien e tyre, kjo për shkak të një postimi që shprëndau Fifi në Instagram.

Së fundmi, Fifi ka reaguar ndaj këtyre lajmeve duke kërkuar që të bëhet kujdes.

Krijuesja e hitit “Diell” po ashtu ka kërkuar që të mos etiketohet i dashuri i saj, si ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, meqenëse kanë bashkë edhe një fëmijë.

Postimi i Fifit (pa ndërhyrje):

“Dhe ja pra miq kjo është Shqipëria. Një ditë të shpifet që nëse një çift poston më shumë se sa duhet thuhet ‘s’janë të lumtur’, ‘ditën tjetër shpifet’ që je nda sepse nuk ke postu foto qift’
Juve s’ju bije njeriu në fije…dhe nëse mendoni që keni info të sakta rreth jetës time personale jeni shumë gabim.

Ju kam dhënë më shumë info se sa që duhet për Fifin mbase ka ardhur momenti që t’iu shmang pak që të jem edhe unë e lumtur se pastaj vjen shpifja tjetër ‘Fifi Drama Queen, vetëm hiperbolizon, vetëm bën skena, bën gjithçka vetëm të jetë në qendër të vëmendjes.

Media të dashura se kuptoj pse vazhdoni ta përdorni personin e tretë kur flitet për mua dhe të dashurin tim..pse në çdo lajm të përmendet Adis Patushi si ish-bashkëshorti i palës tjetër.
Besoj se pas disa kohësh do ketë titull Fifi bën dasmë më ish-bashkëshortin e..ndaluni.

Dhe ju lutem kujdes se jeni duke shqetësuar dy familje se mua më është djegur lëkura u mësova tashmë me mashtrime mediatike për më shit lajm e me ngjall panik për interesa personale të s’di kujt”. 

Lidhja e Fifit me Adisin nisi pasi këngëtarja doli nga BBV, ku ishte Kledi ai i cili njoftoi me njëri-tjetrin./Shqip.com