Rozë

Pas lajmeve për vdekjen e SinBoy, fansat “akuzojnë” Rinën për reagimin

Në mediat greke ka qarkulluar lajmi se ka ndërruar jetë reperi Sin Boy, ish-i dashuri i këngëtares Rina Balaj.

Dyshimet nisën pas një postimi nga llogaria e reperit në Instagram, ku shkruhej se Sin Boy ka vdekur por që “do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”.

“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, shkruhej në njoftim.

Ndërkaq, për herë të parë për ish-të dashurin ka reaguar këngëtarja Rina Balaj.

Ajo ka postuar një foto, ku shihet duke festuar.

Pas kësaj kanë reaguar fansa të shumtë duke akuzuar Rinën për postimin.

/Shqip.com