Lajme

Pas kidnapimit të 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Kjo ka ardhur si shkas pas kidnapimit të tre policëve kufitarë në Veri të vendit.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se përveç agresion ky është edhe synim për destabilizim.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre.

Po ashtu, bëhet me dije se, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.

/Shqip.com