Lajme

Pas KGJK-së edhe KPK-ja kërkon nga Qeveria ta anulojë vendimin për pagat

Pas Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimin për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.

Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së këtij këshilli.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar vetëm një pikë e rendit të ditës lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryeprokurorët e prokurorive. Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022” thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga Këshilli janë shprehur se nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale.

/Shqip.com