Rozë

Pas kaq shumë kohësh, Hysen Ramaj ‘thumbon’ papritur Alvisa Qarrin

Alvisa Qarri dhe Hysen Ramaj mbahen mend për skandalin që ndodhi gjatë kohës sa ishin në Për’puthen.

Ata ishin dyshja që shkaktoi një zhurmë të madhe në program pasi kjo e fundit hodhi akuza të forta për dhunë dhe tradhti.

Skandali që ndodhi midis tyre shkaktoi shumë polemika dhe debate me tone të larta në emision, ku gjithashtu është komentuar shumë dhe nga publiku. Këto deklaratë kaq të forta ish-konkurrenti i ka hedhur poshtë.

Pas largimit nga programi i dashurisë, nuk kan munguar thumbimet e Hysenit në rrjetet sociale kundrejt Alvisës. Por prej disa kohësh gjërat u dukën se ranë në qetësi dhe nuk u dëgjua më të përflitej për asnjërin prej ish-konkurrentëve.

Mirëpo Hyseni duket se ka thumbuar sërish pas disa kohësh ish-partneren e tij nëpërmjet një postimi në ‘TikTok’. Ramaj ka publikuar një video ku në sfond dëgjohet një pjesë e shkëputur nga intervista e Stresit:

“Kujt ja dedikon këtë look sot?

-Exit tim, ta dijë se çfarë ka humbur.”

Ndjekësit janë të bindur se videoja ka qenë një ‘kunjë’ për Alvisën pasi në sektorin e komenteve mund të shihet se një pjesë e madhe kanë përmendur emrin e saj./Shqip.com