Lajme

Pas intervenimit kirurgjik, Osmani lirohet nga spitali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjike që kishte në një spital privat.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë ai.

Ndryshe, Osmani me 2 nëntor i është nënshtruar intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit).

Lajmi është bëri i ditur nga presidenca në një komunikatë për media.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike”.

/Shqip.com