Sport Shqiptar

Pas incidentit në Vushtrri, janë arrestuar dy persona

Dy persona të dyshuar me rastin e dhunës në ndeshjen e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës të zhvilluar të dielën e kaluar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Në fundjavën e kaluar në palestrën e sporteve në Vushtrri, tifozët dhe lojtarët vendas sulmuan lojtarët e ekipit mitrovicas.

Shkaku i grushteve, tollovisë së shkaktuar dhe pasigurisë së ekipit të Trepçës, ndeshja u ndërpre në minutën e 34 e 42 sekonda, ku mysafirët ishin duke udhëhequr 21:17.

Rasti i ndodhur në Vushtrri ka bërë që organet kompetente të merren seriozisht me çështjen dhe tashmë kemi veprimin e parë.

Është Policia e Kosovës e cila ka konfirmuar se ka identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar lidhur me rastin.

Megjithatë, të njëjtin janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistës dhe me vendim të prokurorit.

Komunikata e Policisë

Vushtrri  22.04.2023 – 18:00. Lidhur me incidentin që kishte ndodhur gjatë një ndeshje pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar lidhur me rastin. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com