Lajme

Pas incidentit me gazetarët spitali i Gjakovës del me sqarim

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka sqaruar incidentin që ndodhi të mërkurën në mes të gazetarëve të gazetës “Nacionale” dhe sigurimit të spitalit.

Sipas tyre, incidenti ka qenë i provokuar nga gazetarët, duke theksuar se sigurimi ka qenë duke e kryer detyrën e tij.

“Me dt. 19.07.2023 rreth orës 12.30 ka ndodhur nje incident në mes Punëtorit të Sigurimit të Spitalit të Gjakovës dhe gazetarëve të TV Nacionales, incident ky i provokuar nga gazetarët në fjalë, duke u nisur nga fakti që punëtori i Sigurimit ka qenë duke kryer detyrën e tij, që asnjë TV nuk lejohet të incizojë pa lejen paraprake nga Drejtori Ekzekutiv”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, spitali u ka bërë apel mediave për respektimin e rregullave të Institucionit.

/Shqip.com