Sport Ndërkombëtar

Pas humbjes turpëruese nga Sassuolo, Pioli tregon çfarë do të bëjë  

Milan ka “hequr” dorë nga gara për titull. Kuqezinjtë janë mposhtur në “San Siro” nga Sassuolo me rezultat 2:5, ndërsa pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli është dukur i dorëzuar.

“Gjërat që funksiononin mirë deri disa javë më parë, nuk funksionuan, ndaj është e qartë që do të bëjmë disa modifikime. Ne e nisëm ndeshjen mirë, krijuam iluzione me golin e Giroud. Por, pastaj kemi vështirësi që të reagojmë dhe jemi të brishtë në fazën mbrojtëse.

Do të ishte budallallëk nga ana ime të vazhdoja në këtë rrugë që nuk po na sjell rezultatet, ndaj do të bëj diçka si në aspektin taktik, ashtu edhe psikologjik të lojtarëve. Lojtarëve nuk u mungon dëshira apo nuk janë të vëmendshëm, por po kalojnë një moment të vështirë. Është një humbje shumë e rëndë, i afrohet asaj në Bergamo, aty u mblodhëm dhe u rinisëm. Me siguri nuk do të rifitojmë titullin kampion, por të kthehemi në Ligën e Kampioneve është thelbësore.

Premtimi për tifozët para derbit? Premtoj se do të punojmë në të gjithë javën që të fitojmë derbin.

Çfarë ndjej pas 5 golave të Sasuolos? Dhimbje”, ka thënë Pioli .

/Shqip.com